Dezinsektimi nis në orën 20:00 dhe përfshin fillimisht zonat urbane të Ferizajt. Ndër to janë Parku i Lirisë, rruga “Brahim Ademi”, zonat rreth FSK-së, Palestra e Sporteve, rrugët “Sali Çeku”, “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, Tregu i Gjelbër dhe shtrihet deri në fshatin Nikadin. Po ashtu, do të trajtohen rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami” dhe “Reçaku”.
Më 11 korrik, dezinsektimi vazhdon në fshatrat Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Nerodime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i Vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë dhe Papaz.
Më 12 korrik, ekipet do të veprojnë në fshatrat Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak, Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Lloshkobare, Dremjak dhe Kosinë.
Komuna njoftoi se në rast të motit të keq, si shiu apo erërat e forta, dezinsektimi do të shtyhet për ditën pasuese me kushte të përshtatshme atmosferike, duke ruajtur planin e parashikuar.