Agim Aliu, kryetari i Komunës së Ferizajt, shoqëruar nga drejtorë komunalë, inspektoi sot fshatrat Dardani dhe Zllatar. Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet pas reshjeve të fundit. Komuna ka njoftuar se dëmet janë të konsiderueshme.
Dëmet janë evidentuar në infrastrukturën publike, ekonomitë familjare dhe kulturat bujqësore. Kryetari Aliu premtoi se Komuna do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe do të mbështesë familjet dhe bizneset e prekura, në kuadër të mundësive të saj. Vlerësimi i plotë i dëmeve do të vazhdojë, si dhe do të ndërmerren masa për tejkalimin e situatës së krijuar.