Vjedhja, e raportuar më 24 qershor nga përgjegjësja e farmacisë, po hetohet nga Prokuroria e Romës dhe njësia speciale e karabinierëve NAS. Kasaforta ku ruheshin ampulat nuk kishte shenja thyerjeje, ndërsa çelësat ishin në përdorim nga disa punonjës të spitalit.
Kjo sasi e opioidit sintetik mjafton për të prodhuar deri në 20 mijë doza për përdorim të paligjshëm. Fentanili është deri në 100 herë më i fortë se morfina, përdoret në mjekësi si anestetik dhe për trajtimin e dhimbjeve të forta. Megjithatë, konsiderohet një nga drogat sintetike më të rrezikshme, me rrezik të lartë mbidoze.
Ministria e Shëndetësisë ka nisur një inspektim dhe po përgatit masa të reja për forcimin e kontrollit mbi ruajtjen dhe përdorimin e fentanil-it në institucionet mjekësore. Autoritetet kërkojnë zbatimin rigoroz të procedurave për menaxhimin e barnave me rrezik të lartë.