Federata e Futbollit e Meksikës ka njoftuar kthimin e orëve Rolex, të marra si shpërblim nga personazhi i rrjeteve sociale “SteveWilldoIt”. Vendimi u mor nga frika se dhurata mund të shkelte rregulloren e etikës të vendosur nga FIFA.

Vlera totale e dhuratës ishte afërsisht 1 milionë euro. Ekipi përfaqësues i Meksikës i pranoi orët pas fitores 2:0 kundër Ekuadorit në fazën 1/16 të finales së Kupës së Botës. Federata deklaroi se kthimi i dhuratës u bë pas një “marrëveshjeje të dyanshme” me lojtarët.