Agjencia Federale e Hetimit (FBI), në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), kapi mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta dronë u kapën në të gjitha 11 qytetet pritëse të turneut.
Raporti detajon se 99 dronë u kapën në Miami, 77 në Atlanta dhe 32 në Kansas. Më herët, FBI kishte paralajmëruar për zbatimin e politikës së Administratës Federale të Aviacionit (FAA) për kufizimin e fluturimeve të dronëve. Kjo politikë përfshin ndalime të përkohshme fluturimi rreth stadiumeve dhe zonave të lidhura me shikimin e ndeshjeve.
Shkeljet e këtyre rregullave mund të sjellin gjoba civile deri në 75,000 dollarë, gjoba penale deri në 100,000 dollarë, burgim deri në një vit dhe sekuestrim të dronit. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ndau 625 milionë dollarë për sigurinë dhe përgatitjen për emergjenca.
Vetëm finalja, e cila do të zhvillohet në stadiumin MetLife në East Rutherford, Neë Jersey, është përcaktuar si një Ngjarje Kombëtare e Sigurisë Speciale (NSSE). Ky përcaktim aktivizon një operacion federal të drejtuar nga Shërbimi Sekret, me mbështetjen e FBI-së dhe koordinimin e emergjencave nga FEMA.