Prokurorë federalë dhe agjentë të FBI-së po mbledhin dëshmi për operacione financiare që mund të përbëjnë vepra penale si pastrimi i parave ose mashtrimi. Hetimi fokusohet te kompania “TourProdEnter LLC”, në pronësi të Habier Faronit dhe Erika Gillete. Kjo kompani dyshohet se ka lëvizur të paktën 260 milionë dollarë në pesë banka amerikane.

Një pjesë e këtyre transaksioneve lidhet me shpenzime të AFA-së, ndërsa 57 milionë dollarë të tjera janë transferuar në shoqëri të ndryshme. Claudio Tapia drejton Federatën Argjentinase të Futbollit, e cila është në qendër të këtij hetimi. Skandali shpërtheu gjatë zhvillimit të Botërorit.