Bashkatdhetarët dhe investitorët e interesuar për patundshmëri në Kosovë do të kenë mundësi të takojnë në një vend të gjitha palët e interesuara. Ky organizim ka për qëllim të thjeshtojë procesin e kërkimit për banesa, shtëpi apo toka për ndërtim, duke ofruar oferta të përmbledhura në një ekspozitë të vetme.

Për tri ditë, vizitorët mund të njihen me kompani ndërtimi, agjenci patundshmërish, prodhues materialesh ndërtimi, studio arkitekturore dhe kompani dizajni. Panairi do të përfshijë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Përveç prezantimeve të projekteve dhe ofertave, Expo Real Kosova 2026 do të zhvillojë panele diskutimi me ekspertë të industrisë. Kjo platformë ofron mundësi për rrjetëzim dhe bashkëpunim biznesor mes pjesëmarrësve. Diaspora mund të kursejë kohë duke krahasuar oferta dhe duke marrë informacion të detajuar për investimet e tyre.