Zjarri ka prekur 24 qytete dhe fshatra, duke djegur rreth 4,600 hektarë tokë në zonën kodrinore pranë maleve Pirenej. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se situata është përkeqësuar sërish dhe beteja kundër zjarrit vazhdon.

Valët e të nxehtit që goditën Francën dhe Evropën Perëndimore në maj dhe qershor kanë tharë sipërfaqe të mëdha toke. Kjo ka rritur ndjeshëm rrezikun e shpërthimit dhe përhapjes së zjarreve pyjore.

Në anën spanjolle të kufirit, zjarri ka përfshirë rreth 2,200 hektarë, ku 97 për qind e sipërfaqes së djegur ndodhet në zonën e mbrojtur natyrore Les Gavarres. Autoritetet katalanase njoftuan se zjarri është vënë nën kontroll dhe pritet të shuhet plotësisht këtë javë.

Ndërkohë, në provincën Castellon të Spanjës lindore, rreth 500 persona janë evakuuar për shkak të një zjarri tjetër në Parkun Natyror Sierra de Espadan.