Ethet afrikane të derrave janë konfirmuar zyrtarisht në rajonin e Vojvodinës në Serbi. Për pasojë, ka nisur menjëherë procesi i asgjësimit të rreth 11 mijë krerëve të derrave.
Ministri serb i Bujqësisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Pylltarisë, Aleksandar Martinoviç, deklaroi se prania e virusit u vërtetua pas analizave. Këto analiza u kryen në një fermë të madhe në fshatin Hrtkovci.
Asgjësimi i planifikuar i kafshëve është pjesë e protokolleve të rrepta dhe masave të jashtëzakonshme. Këto masa synojnë kontrollin dhe izolimin e shpërthimit të sëmundjes. Ethe afrikane e derrave rrezikon të dëmtojë rëndë industrinë blegtoriale të zonës.