Erdogan deklaroi se pret një vendim të favorshëm nga samiti, pas bisedimeve të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje. Ai theksoi se Turqia ka marrë më herët angazhime nga SHBA-ja për pesë avionë F-35.
Presidenti turk beson se Uashingtoni do t'i respektojë angazhimet e marra, duke vlerësuar qëndrimin e homologut amerikan, Donald Trump. Turqia u përjashtua nga programi i F-35 në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Trump, pas blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. SHBA-ja argumentoi se sistemi rus mund të rrezikonte sigurinë dhe teknologjinë e avionëve F-35.