Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se qeveria izraelite është "e varur nga lufta" dhe po minon përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve. Ai theksoi se Ankaraja po ndjek me vëmendje lëvizjet e Izraelit, të cilat, sipas tij, synojnë të dëmtojnë konsensusin rajonal.

Erdogan e cilësoi udhëheqjen izraelite si një "grup kasaphanësh", duke pretenduar se mbijetesa e saj politike varet nga vazhdimi i konflikteve. Ai shtoi se kjo udhëheqje nuk i lë të qetë Libanin dhe Sirinë.

Presidenti turk u shpreh se Turqia mbështet çdo hap drejt uljes së tensioneve dhe zgjidhjes diplomatike të problemeve. Ai paralajmëroi se nuk do të lejohet që "qeveria aktuale e Izraelit, e cila është e varur nga lufta", të zhysë rajonin në "erën e barutit dhe gjakut".

Turqia aspiron një rend rajonal ku të gjithë banorët, pavarësisht besimit, të jetojnë në paqe dhe siguri.