Emily Ratajkowski ka ngritur pikëpyetje rreth pjesëmarrjes së saj në dasmën e këngëtares Taylor Swift me Travis Kelce. Publikimi i saj në InstaStory, ku shfaqej me një burrë misterioz dhe shkruante “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”, u bë rreth të njëjtës kohë kur Swift festonte martesën.

Kjo ka bërë të mendohet se Ratajkowski ndodhej në një festë tjetër. Mungesa e saj ka tërhequr vëmendje, veçanërisht pasi ajo ishte parë duke darkuar me Taylor Swift në fund të majit, në një festë ditëlindjeje të Lena Dunham. Ndërsa Dunham ishte e pranishme në dasmë, Ratajkowski nuk u pa mes të ftuarve.

Interesant është edhe fakti se të dyja, Emily Ratajkowski dhe Taylor Swift, kanë pasur lidhje me këngëtarin Harry Styles në periudha të ndryshme. Ratajkowski kishte shprehur më parë admirimin e saj për Taylor Swift dhe muzikën e saj, duke u cilësuar si “Swiftie” në vitin 2023.