Emigranti u ngjit në podiumin e protestës së 35-të, duke folur para mijëra qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë. Ai e përshkroi ngjarjen si protestën më paqësore në 35 vitet e fundit në Shqipëri.
Në fjalën e tij, emigranti akuzoi kryeministrin se po e trajton territorin e Shqipërisë si pronë personale. “Ky hallvaxhi po e ndan Shqipërinë si me qenë një copë bakllava. T’ia falë njërit e tjetrit,” u shpreh ai. Ai shtoi se regjimi aktual do të dërgohet në "kazan të plehrave" dhe se do të krijohet një Shqipëri e re. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, lirimin e të arrestuarve dhe ndryshime në sistemin politik.