Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ekstradoi dy shtetas kosovarë nga Gjermania. Ekstradimi i F.H. dhe M.Gj. u krye më 3 korrik 2026, pas bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i me urdhër-arrest lëshuar nga drejtësia kosovare. Njëri prej tyre kërkohej për veprën penale “Mashtrim”, ndërsa tjetri për “Shtytje në vrasje të rëndë”. Të dy u ishin shmangur drejtësisë para arrestimit në Gjermani.
Pas mbërritjes në Kosovë, të ekstraduarit iu dorëzuan njësive përkatëse policore në rajonin e Mitrovicës dhe Gjakovës, për vazhdimin e procedurave ligjore.