Vepra artistike, e titulluar “Flat Out”, është krijuar nga artisti Joshua Vides. Ajo do të jetë e hapur për publikun deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Vides ka transformuar një sërë makinash, përfshirë modele të vjetra Mercedes, Porsche dhe Ferrari. Këto automobila fillimisht janë lyer me të bardhë, më pas janë shtuar detaje të zeza komplekse që u japin atyre një pamje dy-dimensionale, sikur të ishin vizatime.

Përveç automjeteve, edhe hapësira e garazhit ku janë vendosur është pikturuar në të njëjtin stil, duke krijuar një mjedis tërësisht komik. Joshua Vides ka bashkëpunuar më parë me marka të njohura si NBA, Formula 1, BMW dhe Fendi.