Tre fituesit e javës së katërt të lojës shpërblyese “Eksperti” janë shpallur pas përfundimit të periudhës javore, nga 29 qershori deri më 5 korrik. Këta pjesëmarrës grumbulluan pikët maksimale nga parashikimet e rezultateve të ndeshjeve të Kampionatit Botëror 2026.
Vendi i parë i takoi përdoruesit me emrin “Fatos”, i cili grumbulloi 96 pikë dhe fitoi një tepih të personalizuar nga Ziuu Rugs. Në vendin e dytë u rendit “LabinotRama” me po 96 pikë, duke fituar një vauçer prej 50 eurosh nga Suna Sport. “Agron80” plotësoi podiumin, duke mbledhur 94 pikë dhe duke fituar një SmartWatch Samsung FIT3.
Redaksia tashmë ka kontaktuar të tre fituesit në adresat e tyre elektronike të regjistrimit për të ofruar informacione mbi tërheqjen e shpërblimeve. Gara vazhdon me javën e pestë, e cila nisi më 6 korrik dhe do të mbyllet më 13 korrik.
Mbi 6000 përdorues vazhdojnë të marrin pjesë në “Eksperti”. Në fund të kampionatit, fituesit kryesorë do të shpërblehen me çmime si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.