Vendimi u mor pas rigjykimit të çështjes, pasi Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin për rishqyrtim. Bajroviq ishte shpallur fajtor edhe në gjykimin e mëparshëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Bajroviq, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, akuzohet për pjesëmarrje në vrasje, bastisje, rrahje, keqtrajtime, arrestime, tortura dhe trajtim mizor e çnjerëzor. Akuzat përfshijnë gjithashtu mbajtjen në kushte skllavërie, dëbimin dhe deportimin e popullsisë civile shqiptare.

Bajroviq akuzohet edhe për plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth gjatë luftës në Kosovë. Këto veprime, sipas aktakuzës së ngritur më 15 shtator 2023, janë kryer individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.