Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin “Zimbru”. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede synon fitoren për të hedhur një hap drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.

Egnatia ka kryer një fazë intensive përgatitore në Bullgari. Skuadra është përforcuar me lojtarë të rinj dhe ka ruajtur bazën ekzistuese, duke u përgatitur maksimalisht për këtë sfidë evropiane.