Egjipti humbi ndeshjen ndaj Argjentinës me rezultatin 3:2, por pretendon se shumë vendime të arbitrit ishin të padrejta. Përzgjedhësi dhe lojtarët egjiptianë kanë akuzuar Argjentinën për favorizim dhe fitore të padrejtë.
Presidenti i Federatës Egjiptiane të Futbollit, Hany Abo Rida, paraqiti ankesën zyrtare kundër arbitrit Letexier. Ankesa kërkon sqarim dhe një hetim mbi vendimet e kontestueshme që dëmtuan kombëtaren egjiptiane. Egjipti kërkon gjithashtu largimin e arbitrave francezë nga Botërori, duke theksuar se Letexier dhe ndihmësit e tij luajtën një rol vendimtar në fitoren e Argjentinës.