Incidenti ndodhi kur gruaja po zbriste nga shkallët e autobusit të linjës. Pas rrëzimit, ajo përfundoi në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime të rënda. Burimet spitalore konfirmojnë hematoma në fytyrë, kokë dhe gjymtyrë.
Qytetarët njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën. E moshuara u transportua drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim të specializuar, ku po mbahet nën kujdes mjekësor.