Trupi i 39-vjeçares u zbulua të hënën rreth orës 23:00 në një zonë afër kryeqytetit ukrainas. Informacionet paraprake sugjerojnë se ajo u qëllua për vdekje, sipas burimeve policore. Berezovskaya kishte udhëtuar jashtë Ukrainës nga 22 marsi 2025 deri më 1 korrik 2026.
Lidhur me këtë ngjarje, dy persona të tjerë janë arrestuar. Njëri prej tyre është oficer aktual i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës (GUR) në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, ndërsa tjetri është ish-punonjës i zbatimit të ligjit.
Atentati ndaj biznesmenit Vadim Yermolaev ndodhi më 29 qershor në Monako, rreth orës 21:00. Një shpërthim plagosi Yermolaev, partneren e tij dhe djalin 13-vjeçar. Të rriturit ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas shpërthimit, autoritetet e Monakos nisën një operacion të gjerë hetimor. Interpoli lëshoi një urdhër kërkimi ndërkombëtar për Anastasia Berezovskayan më 3 korrik, pasi ajo u identifikua si e dyshuara kryesore.
Vadim Yermolaev është biznesmen nga Dnipro, themelues i grupit tregtar dhe industrial “Alef”. Ai njihet si një prej zhvilluesve më të mëdhenj të pasurive të paluajtshme në qytet dhe ka qenë në listën e 100 personave më të pasur në Ukrainë. Në vitin 2019, ai hoqi dorë nga shtetësia ukrainase pasi mori një pasaportë qipriote.