Të dielën, rreth orës 19:00, tre persona pësuan lëndime gjatë një përleshjeje fizike në Komoran. Policia e Kosovës konfirmoi se dy prej të lënduarve dyshohet të kenë marrë plagë nga një mjet i mprehtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, deklaroi se policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit. Të gjithë personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor. Njësitë policore po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.