Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizren rreth orës 14:15. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Po ashtu, një burrë kosovar u gjet pa shenja jete në Dragash. Edhe në këtë rast, vdekja u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, bazuar në vendimin e prokurorit.
Rrethanat që çuan në këto dy vdekje janë aktualisht nën hetim nga organet përkatëse.