Shpëtim Duro, trajner futbolli, analizoi ndeshjen e ardhshme mes Spanjës dhe Portugalisë, duke shprehur një favorizim të lehtë për kombëtaren spanjolle. Sipas tij, sfida kryesore do të zhvillohet në mesfushë, ku do të përcaktohet edhe ekipi fitues.

Duro theksoi se ekipi që arrin të marrë iniciativën i pari në këtë zonë të fushës, do të ketë avantazh. Ai shtoi se, pavarësisht cilësisë së mesfushorëve portugezë, edhe Spanja ka lojtarë të fortë në të njëjtin repart. Mesi i fushës do të jetë faktori kyç për zhvillimin e lojës dhe rezultatin përfundimtar.