Futbollisti holandez ka nënshkruar një kontratë me Real Madridin që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2030. Dumfries, 30 vjeç, i bashkohet skuadrës mbretërore pas largimit nga Interi, ku ka luajtur që nga viti 2021.
Gjatë karrierës së tij, Dumfries ka luajtur edhe për klube holandeze si PSV, Heerenveen dhe Sparta Rotterdam. Ai ka përfaqësuar kombëtaren e Holandës në 76 ndeshje, duke shënuar 11 gola.