Një amendament i paraqitur në Ligjin për Mbrojtjen nga Pirja e Duhanit, aktualisht në procedurë parlamentare, kërkon lejimin e pirjes së duhanit vetëm në klube private. Këto klube do të jenë hapësira të mbyllura, të destinuara ekskluzivisht për anëtarë të regjistruar që paguajnë një tarifë anëtarësimi dhe nuk do të jenë të hapura për publikun e gjerë.

Sipas përkufizimit të amendamentit, një klub privat është një person juridik i regjistruar, me akses të kufizuar. Anëtarët regjistrohen vullnetarisht dhe paguajnë tarifën e anëtarësimit.

Grupi i ekspertëve që hartoi ligjin nuk e mbështet këtë amendament. Ata vlerësojnë se lejimi i duhanit në klube private nuk do të ndikojë ndjeshëm në uljen e pirjes së duhanit. Po ashtu, nuk parashikohet një efekt parandalues i mjaftueshëm, sidomos tek të rinjtë.

Ministri në largim i Shëndetësisë, Azir Aliu, pret që ligji të miratohet dhe të hyjë në fuqi brenda dy javësh.