Dua Lipa u pa të enjten me një veshje verore. Prania e saj në qytet përkoi me ceremoninë e raportuar të çiftit Swift-Kelce. Edhe emra të tjerë të njohur si Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë parë në Nju Jork, duke shtuar zërat për pjesëmarrjen në festime.

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e Dua Lipës. Përfaqësuesit e saj dhe të Taylor Swift nuk kanë komentuar raportimet. Dua Lipa dhe Taylor Swift njihen prej vitesh dhe janë fotografuar së bashku në aktivitete publike. Në vitin 2018, Swift i kishte dërguar Lipës një buqetë me lule.

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce shoqërohet me masa të rrepta sigurie dhe privatësie. Organizatorët kanë kërkuar nga të ftuarit të respektojnë rregulla të veçanta për të shmangur rrjedhjen e informacioneve në publik.