Hajdin Salihu ka qenë pjesë e Dritës në sezonin 2023/24, para se të transferohej në verën e vitit 2024 te skuadra ukrainase LNZ Cherkasy për 250 mijë euro. Sezonin e fundit ai e kaloi në formë huazimi te Polonia e Varshavës. Pas përfundimit të huazimit, Salihu vendosi të rikthehet në futbollin kosovar.

Klubi gjilanas e konfirmoi rikthimin e mbrojtësit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. Drita theksoi se Salihu do të forcojë repartin e mbrojtjes me cilësinë, karakterin dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, Salihu ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit, Laçin dhe Llapin.