Qytetarët e Drenasit mirëpresin rregullimin e sheshit, por shprehin shqetësim për mungesën e gjelbërimit. Naser Krasniqi dhe Hamit Ibishaj theksojnë se planifikimi i ndërtimeve të reja duhet të prioritizojë hapësirat e gjelbra, duke shmangur lënien e tyre në plan të dytë.
Selman Hoti dhe Ramë Ramaj vlerësojnë punën e bërë për parkun, por kritikojnë sasinë e pamjaftueshme të drunjve dhe praninë e madhe të kubëzave, duke lënë shumë hapësirë ekspozuar ndaj diellit.
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, pohoi se po punohet drejt zgjerimit të hapësirave të gjelbra. Ai shpjegoi se sheshi, pas përfundimit të plotë, do të pajiset me gjelbërim shtesë. Shala theksoi gjithashtu se mungesa e fondeve ka penguar realizimin e plotë të një shiriti të gjelbër të planifikuar në zonën e Drenasit 2, pranë ish-Ferronikelit.
Aktualisht, komuna po punon në krijimin e disa mini-parqeve të reja që do të gjelbërohen. Përveç kësaj, Shala siguroi se do të ketë kujdes të shtuar për gjelbërimin e oborreve të objekteve shëndetësore dhe shkollave, me synimin për të rritur dhe dekoruar këto hapësira.