Komuna e Drenasit ka publikuar një aktvendim që përcakton çmimin orientues për korrje-shirjen e drithërave të bardha. Ky vendim, i nxjerrë nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, shërben si udhëzues për fermerët dhe autokombajnerët në territorin e komunës.
Çmimi orientues i caktuar për korrje-shirjen e grurit, elbit, tërshërës dhe thekrës është 140 euro për hektar. Megjithatë, çmimi përfundimtar i shërbimit do të negociohet dhe përcaktohet përmes marrëveshjes direkte ndërmjet fermerëve dhe ofruesve të shërbimit.
Aktivendimi thekson rëndësinë e gjendjes teknike të pajisjeve bujqësore. Autokombajnat duhet të jenë në gjendje të rregullt teknike për të minimizuar humbjet gjatë procesit të korrjes. Po ashtu, ato duhet të pajisen me mjetet e nevojshme për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
Zbatimi i këtij aktvendimi do të mbikëqyret nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Për çdo moszbatim të dispozitave, organet komunale kompetente do të ndërmarrin masat përkatëse.