Të gjitha automjetet JLTV kanë mbërritur. Automjetet e blinduara të lehta Stryker priten në portin e Selanikut të hënën. Kjo do të shënojë përfundimin e kontratës me SHBA-në, me vlerë rreth 339 milionë euro, deri në fund të muajit.

Gjatë një konference shtypi, Misajlovski theksoi se janë nënshkruar marrëveshje të reja me SHBA-në. Këto marrëveshje përfshijnë prokurimin e armëve të lehta të këmbësorisë, sistemeve pa pilot Puma dhe Raven, pajisjeve të mbrojtjes kibernetike, pajisjeve radio dhe përmirësimin e Qendrës së Simulimit në Veles.

Gjithashtu, është nënshkruar një marrëveshje për sistemet luftarake antitank Javelin, të cilat pritet të fillojnë të dorëzohen vitin e ardhshëm. Nga Turqia kanë mbërritur sistemet e artilerisë Boran dhe një pjesë e pajisjeve Mistral 3. Procesi i dorëzimit të tyre pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Misajlovski shtoi se, me mbështetjen e Fondit Evropian të Paqes, janë marrë 40 milionë euro në tre pako. Pritet edhe një paketë e re për Ministrinë e Mbrojtjes.