Zbulimi u bë më 3 korrik 2026, kur një automjet u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut. Gjatë kontrollit të përbashkët, zyrtarët gjetën paratë në dy lokacione. Një shumë prej 10.000 eurosh u gjet në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13.500 euro ishin fshehur në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit.
Personi posedonte një kontratë noteriale për shitblerje prone, datë 29 qershor 2025, dhe një dëshmi tërheqjeje bankare, datë 1 korrik 2026, si dokumentacion mbi prejardhjen e mjeteve monetare. Për shkak të dokumentimit të burimit ligjor të parave, Dogana ndaloi 25% të shumës së padeklaruar. Pjesa tjetër iu kthye poseduesit, në pajtim me procedurat dhe dispozitat ligjore.
Dogana rikujton se çdo person fizik që kalon kufirin me 10.000 euro ose më shumë ka detyrim ligjor t'i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore.