Bekim Qoku, Adnan Azizi dhe Hasim Murtezani, zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deklaruan sot se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Qoku është deputet dhe koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it, Azizi gjithashtu deputet, dhe Murtezani zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qeverisë.
Burime nga pika kufitare e Qafë-Thanës, nga pala shqiptare, bënë me dije se nuk ka pasur asnjë incident apo ndalim. Sipas zyrtarëve të kufirit dhe migracionit në juglindje të Shqipërisë, tre zyrtarët udhëtonin me një shtetas të katërt, pasaporta e të cilit paraqiste probleme dhe ai nuk mund të hynte në Shqipëri. Tre zyrtarët e tjerë mund të kalonin lirshëm, por kanë preferuar të kthehen dhe të mos e kalojnë kufirin.