Rasti i parë u raportua rreth orës 02:35 në fshatin Rubovc i Madh, Lipjan. Sipas ankuesit, persona të panjohur hodhën benzinë në oborrin e shtëpisë së tij, duke shkaktuar dëme në veturë. Nuk pati të lënduar, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.

Rreth orës 00:20, në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë ndodhi rasti i dytë. Dy dëshmitarë deklaruan se dy persona me biçikletë iu afruan një veture dhe hodhën një lëng të ndezshëm, dyshohet benzinë, duke i vënë flakën automjetit. Zjarrfikësit shuan flakët në vendngjarje.

Policia e Kosovës po heton të dy incidentet dhe është në kërkim të autorëve të dyshuar.