Një fluks i madh i shqiptarëve të diasporës ka mbërritur sot në Shqipëri. Një grup i tyre ka hyrë në vend përmes pikës kufitare të Muriqanit, duke shkaktuar një varg kilometrik automjetesh. Një tjetër grup po vjen nga pika kufitare e Igumenicës.

Koordinatorët e protestës së diasporës kanë theksuar se kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit aktual. Ata i kanë bërë thirrje Ramës të hapë rrugë për një qeveri tranzitore, të cilën e cilësojnë si apolitike.

Protestuesit, të ardhur nga vende si Zvicra, Italia, Greqia, Belgjika, Franca, Austria, Britania dhe Gjermania, kanë udhëtuar për dy ditë. Ata theksojnë se tubimi ka një karakter të theksuar politik, duke kërkuar ndryshime thelbësore.