Një përfaqësues i diasporës, nga podiumi para Kryeministrisë, i drejtoi thirrje Edi Ramës për t'u larguar. Ai deklaroi se qeveria ka zemëruar shqiptarët në të gjithë botën. Kërkesat kryesore përfshijnë dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit dhe hapjen e rrugës për një qeveri tranzitore apolitike.

Qeveria teknike, sipas përfaqësuesit, duhet të garantojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime përfshijnë zgjedhjet me lista të hapura dhe numërimin elektronik të votave, për të parandaluar manipulimet. Kërkesa e fundit ishte auditimi i administratës, pasi sipas tij, shumica e punonjësve janë patronazhistë.