Ajo theksoi se ka tri ditë që i bashkohet tubimit para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, ajo foli për vështirësinë e të jetuarit jashtë vendit për mbijetesë, duke vlerësuar guximin e atyre që qëndrojnë në Shqipëri për të mbrojtur vendin.

E reja përmendi se diaspora prej 36 vitesh pret përmirësimin e Shqipërisë. Mesazhi i saj përfundoi me një thirrje direkte drejtuar kryeministrit për dorëheqje, duke përdorur shprehjen “Karma is a b*tch dhe është më e madhe se Edi Rama!”.