Në pesë nga këto raste, autorët janë arrestuar, ndërsa me tre persona të tjerë është zhvilluar bisedë zyrtare. Prokurorët publikë janë njoftuar për të gjitha incidentet.
Në Kumanovë, një 32-vjeçar u arrestua pas dyshimit se sulmoi fizikisht nënën e tij. Një 62-vjeçar u arrestua në Tetovë, pasi dyshohet se sulmoi dhe kërcënoi fizikisht dy djemtë e tij me mjet të mprehtë, nën ndikimin e alkoolit. Një 28-vjeçar u privua nga liria në Çashkë, i dyshuar për sulm fizik ndaj partneres së tij jashtëmartesore, duke përdorur një send të fortë dhe duke qenë nën ndikimin e alkoolit.
Në Veles, një 24-vjeçar u arrestua për kërcënim ndaj ish-partneres dhe sulm fizik ndaj një shoku të saj. Po në Veles, policia zhvilloi biseda me tre persona pas raportimit të një burri për sulm fizik nga vëllai, nusja dhe babai i tij. Në Shkup, një 41-vjeçare raportoi sulm fizik nga bashkëshorti, ndërsa një 21-vjeçare raportoi kërcënime nga partneri.
Një 39-vjeçar u arrestua në Shtip për kërcënim ndaj ish-bashkëshortes dhe shkelje të masës gjyqësore për mbrojtje nga dhuna në familje. Në Pehçevë, një 46-vjeçare raportoi sulm fizik nga bashkëshorti i saj. MPB theksoi se pas dokumentimit të plotë, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.