Gjatë periudhës 26 qershor – 3 korrik 2026, mbrojtësit e viktimave në Kosovë kanë ofruar ndihmë për 49 individë. Përveç rasteve të dhunës në familje, zyra trajtoi edhe një rast dhunimi, një vrasje në tentativë dhe një vrasje.
Gjatë kësaj periudhe, ZMNDV parashtroi 3 kërkesa për urdhër mbrojtje dhe 9 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente në gjykata. Gjithashtu, u pranuan 9 aktvendime të aprovuara dhe u kryen 76 seanca gjyqësore, si dhe 10 seanca në prokurori. Zyra ofroi 50 këshilla juridike dhe ndihmoi në 16 aktgjykime dënuese.