Prokurori publik i Shkupit i paraqiti gjyqtarit të procedurës paraprake një propozim për caktimin e masave paraprake. Këto masa kërkohen për tre persona të dyshuar se kanë ushtruar dhunë ndaj një fëmije të lindur në vitin 2011.
Sipas gjetjeve fillestare, të dyshuarit e kanë goditur të miturin me grushte e shqelma dhe i kanë shkaktuar prerje me thikë. Incidenti ndodhi më 22 qershor në një park në Maxhari.
Masat e propozuara përfshijnë ndalimin e largimit nga vendbanimi, paraqitjen periodike te autoritetet, sekuestrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalimin e vizitës në vendin e ngjarjes. Po ashtu, kërkohet ndalimi i afrimit apo kontaktit me fëmijën e dëmtuar dhe prindërit e tij.
Ndërkohë, ekzaminimet mjeko-ligjore të gjurmëve vazhdojnë. Po ndërmerren veprime të tjera për mbledhjen e provave në këtë çështje.