Në seancën e verifikimit, Gjykata e Fierit la në fuqi masën "arrest me burg" për një 20-vjeçare. Kjo vajzë dyshohet si e përfshirë në ngjarjen e dhunës ndaj të miturës. Për një nga dy 15-vjeçaret, gjykata vendosi masën "arrest në shtëpi".
Ndërkohë, për të miturën tjetër, gjykata caktoi "shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik". Masat e sigurisë u caktuan duke marrë parasysh moshën e secilës të dyshuar dhe shkallën e përfshirjes së tyre në incident.