Stërvitja ushtarake ndërkombëtare, e njohur edhe si “Combat Power” në nivel lokal, po zhvillohet në Kroaci. Ajo është planifikuar muaj më parë, me njoftime zyrtare dhe transparente nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë (MORH) dhe Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën (USAREUR-AF).
Artikulli i Večernje Novosti përdor një titull dramatik, duke sugjeruar qëllime të fshehta ose agresive. Fokusi vendoset te “Shteti i rremë në stërvitje ushtarake në Kroaci”, duke nënkuptuar një aleancë kundër Serbisë. Kjo narrativë shpërfill faktin se stërvitja është një aktivitet standard, i hapur dhe i shpallur publikisht, ku marrin pjesë mbi 3,000 ushtarë nga shumë vende anëtare të NATO-s dhe shtete partnere.
Qëllimi i këtyre manovrave është forcimi i logjistikës dhe stabilitetit rajonal në Evropë dhe Ballkan. Pjesëmarrja e FSK-së është një praktikë shumëvjeçare në bashkëpunim me partnerët e NATO-s. Veçanërisht, artikulli i medias serbe fsheh faktin që edhe Ushtria e Serbisë merr rregullisht pjesë në formate të ngjashme shumëkombëshe dhe stërvitje ushtarake me të njëjtët partnerë, siç është “Platinasti vuk” me Ushtrinë e SHBA-së.
Këto fakte zyrtare nga institucionet ushtarake rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe njoftimet publike, hedhin poshtë plotësisht pretendimet për qëllime të fshehta dhe cenim të sigurisë.