Deschamps theksoi se sulmuesi i Real Madridit përfaqëson të gjithë grupin sa herë që merr fjalën. Ai e vlerësoi Mbappen jo vetëm si lider në fushë, por edhe si një figurë që mbledh skuadrën.

Aktualisht, Mbappe është futbollisti më në formë i Francës. Ai ka shënuar shtatë gola deri tani. Franca do të përballet me Marokun në çerekfinale të Kupës së Botës të enjten, në orën 22:00.