Punimet për depon, e cila ndodhet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, kanë përfunduar. Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka deklaruar se transferimi i barnave do të bëhet pas përmbylljes së procedurave administrative dhe komunale. MSH është në proces të grumbullimit të dokumentacionit të kërkuar nga Komuna e Prishtinës për inspektimin përfundimtar dhe marrjen e certifikatës së pronësisë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, e promovoi depon më 27 maj të këtij viti, duke theksuar rritjen e buxhetit dhe shtimin e barnave në listën esenciale. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e pati cilësuar depon si vend ruajtjeje sipas standardeve më të larta, dy ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kontrata bazë për ndërtimin e depon, me vlerë 1.8 milionë euro, parashikonte përfundimin e punimeve në nëntor 2025. Më pas, u shtuan dy aneks-kontrata me kosto shtesë prej mbi 164 mijë eurosh. Objekti ka një sipërfaqe prej mbi 1800 metra katrorë, me hapësira zyrash dhe depo të ndryshme.