Gjykata Themelore në Pejë shpalli fajtore Aurona Pelajn për veprën penale të sulmit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022, kur Pelaj ishte e angazhuar si infermiere në institucionin e kujdesit.
Sipas vendimit të gjykatës, e pandehura përdori forcën me dashje ndaj të dëmtuarës, e cila për shkak të moshës së shtyrë dhe diagnozës Alzaimer, ishte në gjendje të pambrojtur. Pelaj, duke qenë infermiere, kapi të dëmtuarën në duar, ia kufizoi mundësinë e mbrojtjes, e mbështeti për muri dhe e goditi disa herë me shuplakë në fytyrë.
Gjyqtari Alan Taranis theksoi se kohës së burgimit do t'i llogaritet edhe periudha e paraburgimit, nga data 2 nëntor 2022 deri më 24 nëntor 2022. Pjesa e mbetur e dënimit do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Përveç dënimit me burgim, Pelaj do t'i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për pesë vjet, duke llogaritur nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë. Dy të akuzuarat e tjera në këtë rast, të akuzuara për bashkëveprim, janë liruar nga akuza.