Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të cilësuar drejtues të grupit kriminal, u dënuan me 8 vjet e 8 muaj burg secili. Ky dënim erdhi pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar. Shtatë persona të tjerë, Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli, morën nga 6 vjet e 8 muaj burg.

Gjashtë të pandehur, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema, u dënuan me nga 5 vjet e 4 muaj burg secili. Ndërkaq, Drita Mema dhe Izmire Mema u dënuan me nga 4 vjet burg. Për to, gjykata pezulloi ekzekutimin e dënimit, duke i lënë në shërbim prove për një periudhë trevjeçare.