PDE theksoi se institucionet nuk duhet t'i frikësohen protestave paqësore. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, PDE u ndal te dita e 34-t e protestave, duke veçuar mesazhin e një vajze të re drejtuar një efektivi policie: “Jam e zhgënjyer nga ju”.
Ky moment, sipas PDE, pasqyron ndarjen në rritje mes qytetarëve dhe institucioneve. Partia Demokratike Evropiane argumentoi se një demokraci funksionale nuk i sheh protestat paqësore si kërcënim, por si pjesë thelbësore e dialogut demokratik.
“Demokracia nuk ka frikë nga protesta paqësore. Ajo i dëgjon ato. Kur institucionet i përgjigjen guximit me forcë, ato nuk rivendosin rendin – ato shkatërrojnë besimin”, thuhet në deklaratë.
Në përfundim, PDE i bëri thirrje Evropës të mbështesë qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore. Po ashtu, kërkoi mbështetje për të rinjtë që, sipas partisë, po mbrojnë vlerat demokratike në Shqipëri.