Cristiano Ronaldo u fokusua plotësisht para se të ekzekutonte penalltinë vendimtare në fitoren 2-1 të Portugalisë ndaj Kroacisë. Kjo skenë u kap nga kamerat dhe u transmetua drejtpërdrejt, duke nxitur reagime të forta për atë që ai tha.

Përdoruesit në botën arabe brohoritën, duke pretenduar se ai pëshpëriti dy herë “Bismilah”. Kjo frazë, që do të thotë “Në emër të Zotit”, përdoret përpara çdo veprimi me shpresën e një rezultati të mirë. Mbështetësit arabë vlerësuan gjestin, duke sugjeruar se Ronaldo, i cili iu bashkua Ligës Profesionale Saudite në vitin 2022, mund të konsiderohet tani edhe një legjendë e botës arabe.

Në Portugali, debati u përqendrua në shprehjet portugeze “vamos lá” (hajde) ose “vais marcar” (do të shënosh). Disa përdorues të rrjeteve sociale theksuan se theksi i Ronaldos mund ta bënte “vais marcar” të tingëllojë si “bais marcar”, e cila ngjan me “Bismilah”.

Cristiano Ronaldo nuk ka dhënë ende një sqarim për fjalët e tij, duke u fokusuar në festimet me tifozët pas kualifikimit të Portugalisë në çerekfinale.