Ndeshja gjysmëfinale mes dy kombëtareve do të zhvillohet të martën e ardhshme, duke nisur nga ora 21:00. De la Fuente theksoi se përballja do të jetë shumë e fortë, pasi do të përballen dy përfaqësuese me nivel shumë të lartë.
"Sigurisht që mund ta eliminojmë Francën. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Ne jemi i vetmi ekip që i kemi mundur dy herë radhazi, por kjo ndeshje e tretë do të jetë shumë ndryshe," deklaroi selektori 65-vjeçar.
Spanja siguroi kalimin në gjysmëfinale pasi eliminoi Belgjikën me rezultatin 2:1. Ndërkohë, Franca fitoi ndaj Marokut me rezultatin 2:0, duke siguruar vendin e saj në katër ekipet më të mira të turneut.