Luis de la Fuente pranoi se forma fizike e Yamalit nuk është ende në nivelin optimal, gjë që ka ndikuar në paraqitjet e tij në Botëror ku ka shënuar vetëm një gol. Pavarësisht kësaj, De la Fuente theksoi se ndikimi i lojtarit do të bëhet i dukshëm në të ardhmen.

Sulmuesi i Barcelonës, i cili pati disa tentime gjatë fitores 3:0 të Spanjës kundër Austrisë në 1/16 e finales, është i qetë dhe i motivuar. Përzgjedhësi spanjoll shtoi se Yamal mezi pret të demonstrojë identitetin e tij futbollistik, duke garantuar se forma e tij më e mirë do të vijë shpejt. Spanja do të ndeshet me Portugalinë në raundin tjetër të fazës nokaut.